Audi RS7 i ri është një nga makinat më të fundit të prodhuara, po ashtu e njëjta është edhe për Mercedes-AMG GT 63 S dhe pak a shumë të dy këto modele kanë performanca të njëjta.
Audi RS7 ka një motor 4.0, V8 dhe 591 kuaj fuqi, transmeton Telegrafi.
Por RS7 nuk është pa një kundërshtar të denjë. Vetëm shikojeni Mercedes-AMG GT63 S.
Edhe kjo makinë ka një motor 4.0, V8, por ka më shumë kuaj fuqi se Audi RS7. Merdedes-AMG GT 63 S ka 630 kuaj fuqi.
Me këto numra të parashtruar, është e qartë se këto dy modele kanë pak a shumë performanca të njëjta, megjithatë, Mercedes është pak më i rëndë se Audi.
Mercedes është gjithashtu më i kushtueshëm se Audi.
Cila mendoni se e ka fituar këtë garë? Shikoni videon për të zbuluar më shumë rreth kësaj gare interesante.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.