Gjiganti i prodhimit të makinave Volkswagen (VW) ka pezulluar vendimin për ndërtimin e fabrikës së re në Turqi për shkak të veprimeve ushtarake të Ankarasë në Siri, raporton gazeta Handelsblat, transmeton Reporteri.net.
Në një mjedis të tillë nuk mund të ketë asnjë vendim në favor të këtij vendi,” citohet të kenë thënë nga kjo kompani. Një burim i paidentifikuar ka thënë se VW po monitoron situatën me shqetësim të madh.
Për muaj të tërë, VW ka analizuar se ku do të ndërtohet një fabrikë e re në Evropën Juglindore, dhe vendimi në favor të Turqisë ishte pothuajse i sigurt.
Objekti i ri, i cili pritet të punësojë deri në 4,000 njerëz, ishte planifikuar të ndërtohej pranë Izmirit, me një investim midis 1.2 dhe 1.5 miliardë euro.
Serbia, si shumë vende të tjera të rajonit, është përpjekur të sjellë këtë investitor të madh. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.