Me vetëm një transaksion të vetëm, hakerët kanë vjedhur gati 31 milionë dollarë në Bitcoins nga një nga kompanitë tregtare më të mëdha të valutës digjitale në botë.
Vjedhja, e cila preku Binancën, u krye me një sërë metodash që përfshinin phishing (manipulim) dhe viruset.
“Hakerët ishin në gjendje të tërhiqnin shtatë mijë Bitcoin (30.9 milionë funte) duke tejkaluar të gjitha kontrollet e sigurisë së kompanisë”, tha CEO i kompanisë.
Kryeshefi ekzekutiv Changpang Zhao tha se shuma e marrë është bërë rreth ‘2%’ e totalit të Binance-it në Bitcoin.
Shefi ekzekutiv i kompanisë me bazë në Japoni, i cili gjithashtu njihet si CZ, tha se Binance do të përdorë fondin e saj të sigurt të aseteve për të mbuluar plotësisht incidentin dhe premtoi se do të kryejë një ‘shqyrtim të plotë të sigurisë’, shkruan Daily Mail përcjellë Klan Kosova.
Në një deklaratë, CZ përshkroi si ka ndodhur shkelja më e fundit, duke shkruar: ‘Hakerët ishin në gjendje të merrnin një numër të madh çelësash API të përdoruesve, kodet 2FA dhe potencialisht informacione të tjera.
‘Hakerët përdorën një sërë teknikash, duke përfshirë phishing, viruse dhe sulme të tjera.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.