Në ditët e para të spiunazhit, spiunët kishin nevojë për një mënyrë për të shkëmbyer materiale të ndjeshme në publik pa u takuar: një zbrazëti e vogël pas një tulle në një mur të rrugës ose nën një pllakë gurësh ishin vende të përsosura për të fshehur dokumente për kontaktet që do të merrnin më vonë.
Por në vitin 2010, artisti me bazë në Berlin, Aram Bartholl vendosi të përshtasë idenë për përdorim publik. Nëse vëreni një USB të çimentuar në një mur, mund të keni hasur në një Dead Drops, pjesë e një projekti global të artit nga bota e spiunazhit.
Projekti “Dead Drops” përfshinë njerëzit që fshehin USB-të e tyre në qytete anembanë botës dhe i futin ato në mure, rrethoja dhe pllaka, transmeton Reporteri.net.
Ideja është që ju të kërkoni vendndodhjen e tyre, të aksesoni pajisjen dhe të bëni atë që e shihni të arsyeshme me skedarët – shtoni tuajin, hiqni ose kopjoni ato.
Nëpër New York, ka disqe USB të ngulitura në mure, ndërtesa dhe pllaka. Ideja është që të krijojë një rrjet anonim, offline për ndarjen e skedarëve në hapësirën publike. Disqet janë tërësisht publike dhe çdokush mund të futet në to./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.