A e dini se cila ishte fotografia e parë e publikuar ndonjëherë në Instagram?
Ajo është publikuar nga një nga bashkë-themeluesit e Instagramit, Kevin Systrom më 10 korrik 2010. Në fotografi shihen këmbët e gruas së tij Nicole dhe qeni i tyre. Fotografia është realizuar në Meksikë, transmeton Reporteri.net
“Test” ka shkruar Kevin në përshkrimin e fotografisë e cila sot ka më shumë 104 mijë pëlqime. “Po ta dija se do të jetë kjo fotografia e parë në Instagram, do të isha munduar më shumë”, është shprehur në një rast Kevin.
https://www.instagram.com/p/C/?utm_source=ig_embed
Fotot e para në këtë rrjet social u rishpërndanë më 13 mars me rastin e 30 vjetorit të World Wide Web./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.