Dron i zhvilluar nga MIT dhe Artificial Intelligence Lab, mund të kontrollohet vetëm me gjestet që i bën një njeri.
Algoritmi i integruar në dron, i detekton lëvizjet që bëhen me dorë, si dhe aktivitetet e muskujve në biceps, triceps dhe pjesën nën bërryl, transmeton Telegrafi.
Sistemi i quajtur Conduct-A-Bot dhe funksionon duke u bazuar në sensorët që janë të kapura në trupin e pilotit, që kontrollon lëvizjet nëpërmjet sinjaleve të muskujve.
Në testimet e deritanishme, ky dron ka lëvizur me sukses në 82 për qind të 1,500 testimeve që janë realizuar.
Me anë të kësaj teknologjie, mund të bëhet një hap përpara mes ndërveprimit të njeriut me robotin, që mund të hyjë në funksion edhe në teknologji shumë më të mëdha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.