Aplikacioni më i popullarizuar i përpunimit dhe manipulimit të fotove Photoshop nuk është më zyrtarisht në dispozicion në Venezuelë.
Përkatësisht, për shkak të sanksioneve amerikane ndaj këtij vendi, Adobe duhej të pezullonte shitjen zyrtare të Photoshop dhe aplikacione të tjera – Premiere, Light Room, etj.
Gjithashtu, përdoruesit në Venezuelë nuk do të jenë më në gjendje të përdorin aplikacionet Adobe Creative Cloud përmes Internetit, transmeton Kp.
SHBA ndaloi ose kufizoi eksportet e programeve kompjuterike dhe teknologjisë në Kinë, Venezuelë, Rusi dhe Korenë e Veriut në fillim të këtij viti.
Vlerësimet janë që kompanitë amerikane humbasin më shumë se 140 miliardë dollarë në vit për shkak të piraterisë së programeve kompjuterike dhe shkeljes së patentave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.