×
  • Extra
  • Tech&Auto / Pas dy dekadash

    Mbyllet “Skype”, çfarë do të bëhet me të dhënat e përdoruesve

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 22:13

    Pas më shumë se dy dekadash duke bërë bashkë virtualisht miliona njerëz dhe duke shpëtuar lidhjet në distancë, Skype po mbyllet. Platforma nuk ia ka dalë të konkurrojë aplikacionet bashkëkohore si Microsoft Teams, Zoom dhe FaceTime.

    Përdoruesit e Microsoft kishin vetëm 24 orë në dispozicion për të ruajtur kontaktet e tyre, të cilët më pas do të transferohen automatikisht në Teams duke mjaftuar të përdorin emrin dhe fjalëkalimin e Skype.

    Përdoruesit e Skype mund të ruanin të dhënat e tyre edhe manualisht përmes Settings/ Your Account. Një komandë i lejon të zgjedhin nëse duan të eksportojnë kontaktet, numrat apo bisedat.

    Njëkohësisht, mbyllja e Skype pas 23 vitesh kujton edhe kamerat e vjetra të montueshme në ekranet e kompjuterëve, të cilat po ashtu janë zhdukur.

    Alternativat më të mira që ofrohen tanimë për lidhje me një grup të madh njerëzish janë Microsoft Teams, Zoom, WebEx etj.

    Skype u themelua në vitin 2003 në Luksemburg dhe ishte platforma e parë që mundësonte telefonatat përmes kompjuterit dhe më vonë shtoi edhe pjesën e komunikimit përmes videove.

    Në vitin 2005, u ble nga eBay për 2.6 miliardë dollarë. Më pas, eBay nisi të pakësonte aksionet duke arritur në 1.4 miliardë dollarë. Në vitin 2011, Skype u ble nga Microsoft për 8.5 miliardë dollarë./TvKlan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!