Prodhuesi britanik i veturës sportive McLaren ka prezantuar modelin Sabre, pas të cilit qëndron departamenti i McLaren Special Operations.
Vetura e dedikuar për tregun amerikan, ka një motor tejet të fuqishëm twin-turbo V8 që prodhon 835 kuaj-fuqi, mjaftueshëm që kjo veturë sportive të zhvillojë shpejtësinë maksimale prej 351 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.
Siç bëjnë të ditur nga kjo kompani, bëhet fjalë për veturën më të fuqishme të këtij prodhuesi, duke mos llogaritur modelet hibride – që përveç benzinës përdorin edhe elektromotorë.
Përveç kësaj, McLaren Sabre është edhe vetura më e shpejtë në histori të kësaj kompanie që ndonjëherë të jetë prodhuar.
E çmimi nuk është zbuluar sikurse edhe data e prodhimit serik. Por duke marrë parasysh se prodhimi do të jetë i kufizuar në seri të vogël – është mëse e qartë se ato njësi tashmë janë shitur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.