Ndërlidhje mes formës së vjetër të veturës, me modernizim të madh teknologjik.
Mercedes e prezantoi në Frankfurt Motor Show, të shumëpriturin Vision EQS, krahas një furgoni elektrik.
Ishte vetëm çështje kohe, kur do të sillte diçka që do të befasonte dhe pa kaluar shumë kohë, u shfaq Vision Mercedes Simplex.
Kjo makinë që nuk është parë ndonjëherë, ndërlidhë të kaluarën e kompanisë, me teknologji shumë të lartë, transmeton Telegrafi.
Struktura e makinës, është e njëjtë me atë që Mercedes e ka prodhuar për herë të parë më 1901. Pjesët tjera, janë teknologji e avancuar, që nga lartë, bëjnë të duket më shumë si një dron.
Dizajni është shumë revolucionar, megjithëse nuk dihet nëse Vision Mercedes Simplex, do të del ndonjëherë nga prodhimi me këtë dukje kaq të mirë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.