Kompania teknologjike Apple ka njoftuar të martën se kufjet e saj të shumëpritura Vision Pro do të dalin në shitje më 2 shkurt në Shtetet e Bashkuara, raportoi BBC-ja.
Klientëve amerikanë iu është dhënë opsioni për të porositur paraprakisht pajisjen me realitet të përzier prej 3,499 dollarësh nga mesi i janarit, megjithëse nuk është caktuar një datë për lansimin në vendet tjera.
Ky është produkti i parë gjigant që do të dalë nga firma që nga lansimi i Apple Watch në vitin 2015.
Përveç datës së lëshimit, Apple njoftoi gjithashtu se pajisja do të ketë 256 GB hapësirë ruajtëse.
Nëse rezulton me sukses, ky mund të jetë një burim i ri i të ardhurave shumë miliardë dollarësh për Apple.
Pasi të jetë ndezur kufja, mund të shihet dhoma përreth jush përmes kamerave të shumta në kufje. Kjo është përvoja e “realitetit të përzier” – përmbajtje digjitale e projektuar në mjedis.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.