×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Meta lanson aplikacionin Threads, mbi 10 milionë regjistrime që në orët e para

    Reporteri
    06 Korrik 2023 | 11:20

    Meta ka lansuar aplikacionin e saj Threads, dhe shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg ka thënë se ky aplikacion i sapo lëshuar synon të tejkalojë Twitter-in.

    Ekspertët thonë se Threads mund të tërheqë përdoruesit e Twitter-it të cilët mund të jenë të pakënaqur me ndryshimet e fundit në platformë, transmeton Telegrafi.

    Threads – që për momentin nuk po lansohet tani në Bashkimin Evropian – i lejon përdoruesit të postojnë deri në 500 karaktere dhe ka shumë veçori të ngjashme me Twitter.

    Në aplikacion u regjistruan mbi 10 milionë njerëz në shtatë orët e para, tha Zuckerberg.

    Më herët, ai tha se mbajtja e platformës “miqësore… do të jetë përfundimisht çelësi i suksesit të saj”.

    Por shefi i Twitter-it, Elon Musk u përgjigj: “Është pafundësisht e preferueshme të sulmohesh nga të huajt në Twitter, se sa të kënaqesh me lumturinë e rreme të Instagramit të fshehtë”.

    Kur u pyet në nëse aplikacioni Threads do të jetë “më i madh se Twitter”, Zuckerberg tha: “Do të duhet pak kohë, por mendoj se duhet të ketë një aplikacion për biseda publike me mbi 1 miliard njerëz në të.

    “Twitter ka pasur mundësinë për ta bërë këtë, por nuk e ka arritur. Shpresojmë se do ta bëjmë”.

    Konkurrentët kanë kritikuar sasinë e të dhënave që aplikacioni mund të përdorë. Kjo mund të përfshijë të dhëna shëndetësore, financiare dhe të shfletimit të lidhura me identitetin e përdoruesve, sipas Apple App Store.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!