×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Modelet e iPhone 15 kanë një veçori të re për të parandaluar rreptësisht mbushjen e telefonit përtej 80 për qind

    Reporteri
    20 Shtator 2023 | 21:45

    Të gjitha modelet e iPhone 15-shit kanë një veçori të re në sistem për shëndetin e baterisë që parandalon karikimin e pajisjeve përtej 80 për qind në çdo kohë nëse e aktivizoni veçorinë, raportojnë mediet e huaja.

    Veçoria e re është ndryshe nga funksioni ekzistuesi i Karikimit të Baterisë së Optimizuar (Optimized Battery Charging) në telefonat iPhone, që në formë inteligjente ngadalëson karikimin kur mbushja të ketë kaluar numrin prej 80 për qind duke mësuar rutinën e përditshme të karikimit të pajisjes, transmeton Telegrafi.

    Kur aktivizohet kufiri për mbushjen e baterisë në 80 për qind, iPhone nuk do të kalojë kurrë atë pikë.

    Në të gjitha modelet e iPhone 15 do të shfaqen tri opsione dhe për ta bërë këtë duhet të shkoni tek Settings – Battery – Battery Health & Charging – Charging Optimization:

    Opsioni – Optimized Battery Charging (për të ngadalësuar mbushjen e telefonit pasi të arrihet kufiri 80 për qind)

    Opsioni – 80% Limit (për të parandaluar karikimin e telefonit tuaj më tej pasi të mbushet 80 për qind)

    Opsioni – None (asnjë veçori nuk do të aktivizohet për mbushjen e telefonit tuaj)

    Ashtu sikurse me veçorinë Optimized Battery Charging kufiri prej 80 për qind mund të përmirësojë jetëgjatësinë e baterisë së iPhone-it duke reduktuar kohën e ngarkimit të plotë të baterisë.

    Veçoria e re u zbulua më parë në kodin iOS 17 nga studiuesi i softuerit Steve Moser.

    Apple thotë se të gjitha modelet e iPhone 15 kanë të njëjtën jetëgjatësi të baterisë sikurse modelet e iPhone 14.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!