×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Musk: Twitter humbi gjysmën e fitimeve nga reklamat

    Reporteri
    17 Korrik 2023 | 14:49

    Rrjeti social Twitter e ka humbur gjysmën e të hyrave nga reklamimi prej kur është blerë nga sipërmarrësi Elon Musk për 44 miliardë dollarë në tetorin e vitit të kaluar.

    Njoftimin e ka bërë të ditur vetë Musk.

    Ai ka thënë se kompania nuk ka regjistruar rritje të fitimeve, të cilat i ka pritur në qershor, mirëpo ka thënë se korriku është “më premtues”.

    Musk e ka larguar prej punës gjysmën e stafit të kompanisë – me 7.500 punëtorë – kur e nisur udhëheqësinë e platformës, me arsyetimin e zvogëlimit të shpenzimeve.

    Rivali i këtij aplikacioni Threads, tani i ka 150 milionë përdorues, sipas disa vlerësimeve.

    Threads është i ndërlidhur me Instagramin, platformë e kompanisë Meta.

    Musk është edhe shef ekzekutiv dhe aksionari më i madh i kompanisë së makinave Tesla./REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!