Rrjeti social “Threads” ka njoftuar se do të mundësojë dërgimin e mesazheve direkte (DM) për të gjithë përdoruesit e rritur, pas një periudhe testimi. Fillimisht, mesazhet mund të dërgohen vetëm tek ata që ju ndjekin ose tek përdoruesit me ndjekës të përbashkët në Instagram.
Megjithatë, formimi i grupeve në biseda ende nuk është i mundur, por është një funksionalitet që është në zhvillim. Këto kufizime e mbajnë Threads ende të varur nga Instagrami, megjithatë paraqesin një hap përpara krahasuar me përdorimin e inbox-it të Instagramit për Threads.
Fillimisht, drejtuesit e Meta, përfshirë kreun e Instagramit, Adam Mosseri, ishin kundër mundësisë së mesazheve direkte në Threads. Megjithatë, pas rritjes së platformës, tashmë me mbi 350 milionë përdorues, Meta ka vendosur të rishikojë qëndrimin e saj dhe të ndryshojë drejtimin.
Me këtë hap, Meta po e pozicionon Threads gjithnjë e më shumë si një alternativë për X (ish-Twitter), duke i dhënë prioritet bisedave dhe përmbajtjes në kohë reale.
Përveç mundësisë së mesazheve direkte, Threads ka shtuar edhe funksionin “highlight”, i cili shfaq trendet aktuale në aplikacion, duke e bërë përdorimin më të angazhuar dhe interaktiv.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.