Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet mbi marrëveshjen mes Facebook dhe gjigantëve të tjerë të teknologjisë për marrjen e të dhënave të klientëve nga ky rrjet social.
Gjykata i ka kërkuar FB informacione për të paktën dy prej prodhuesve më të mëdhenj të smartfonëve, që do të firmosnin marrëveshje me Facebook duke pasur kështu akses në të dhënat personale të miliona njerëzve në të gjithë botën,shkruan e përditshmja amerikane ”New York Times”.
Midis 150 kompanive, bëjnë pjesë dhe rrjeti më i madh shitjeve online, Amazon, Apple dhe Sony, ndërkohë që Facebook, është duke pësuar rënie në bursën e Wall Street.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.