×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Nis kthimi nga ana e errët e Hënës

    Reporteri
    04 Qershor 2024 | 11:17

    Kina ka njoftuar se roveri i saj hënor me sukses ka nisur fluturimin nga ana e errët e Hënës për kthim në Tokë.

    Raketa do të sjellë në Tokë mostrat e para të mbledhura nga rajoni i Hënës që nuk ishte hulumtuar nga njerëzimi, shkruan BBC.

    Të dielën, roboti kinez është ulur me sukses në një krater gjigant në polin jugor të Hënës.

    Kina është shteti i vetëm që ka arritur të ulë robotin në anën e errët të hënës.

    Ana e errët e hënës – e cila është shumë larg Tokës – teknikisht është sfiduese për t’u arritur për shkak të distancës dhe terrenit të vështirë, thellësisë së kratereve dhe mungesës së sipërfaqes së rrafshët.

    Shkencëtarët kanë përdorur një satelit për ta udhëzuar dhe mbajtur komunikimet me robotin Chang’e-6, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Kina synon të bëhet shteti i parë që sjellë gurë dhe dhe nga ana e errët e hënës. Shkencëtarët thonë se këto mostra mund të jenë krejt ndryshe nga gurët e studiuar nga pjesa ballore e Hënës.

    Shkencëtarët janë të mendimit se mostrat nga ana e errët e Hënës mund të jenë me gurët më të vjetër të satelitit të Tokës.

    Kinezët do të jenë të parët që do të analizojnë këta gurë dhe më vonë do të kenë mundësi edhe shkencëtarët tjerë të botës.

    Profesori John Pernet-Fisher, specialist i gjeologjisë hënore në Univeristetin e Manchesterit ka thënë se gurët nga ana e errët e Hënës do të ofrojnë përgjigje për pyetjet se si janë formuar planetët.

    Poli jugor i Hënës është cak i shkencëtarëve për misionet e ardhshme në gjithësi. Ka mundësi që në këtë pjesë të Hënës të ketë akull.

    Qasja në ujë do të mund të ishte një mundësi që të krijohej një bazë e shkencëtarëve për hulumtime të tjera të gjithësisë.

    Edhe SHBA-ja pritet të kthejë astronautët në Hënë. NASA në vitin 2026 do të nisë misionin Artemis-3.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!