Në muajin korrik pritet të zbulohet seria e re e veturave elektrike nga Nissan.
Nissani ka njoftuar se versioni i prodhimit të modelit të ri elektrik i gjeneratës tjetër, Ariya, pritet të zbulohet më 15 korrik 2020 në Yokohama, Japoni.
Koncepti i Nissan Ariya u shfaq në “Motor Show” në Tokio, gjatë vitit 2019 duke lënë të kuptohet se shumë shpejt ai do të dalë në treg dhe do të jetë në dispozicion.
Për Nissan, ky është një model i ri dhe shumë i rëndësishëm, i cili do të jetë thelbësor për t’u rikthyer në garën e ‘egër’ që po zhvillohet për makinat elektrike.
As kompania ende s’ka dhënë shumë detaje, porse është bërë e ditur se një gjë është e sigurt, Nissan Ariya së shpejti debuton te publiku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.