×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Pas datës 5 maj, WhatsApp nuk do të funksionojë më në disa modele të iPhone

    Reporteri
    10 Prill 2025 | 17:24

    Kjo ndodh sepse aplikacioni nuk do të mbështesë më versionet e iOS më të vjetra se 15.1. Kjo do të thotë se iPhone 5s, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus do të mbeten jashtë mbështetjes.

    Pra, nëse përdorni një nga këto modele, do t’ju duhet të mendoni për një pajisje më të re, nëse dëshironi të vazhdoni të përdorni WhatsApp edhe pas kësaj date.

    Sipas kompanisë Meta, këto janë përditësime të zakonshme që bëhen për të garantuar siguri dhe funksionalitet më të mirë në pajisjet moderne.

    Meqë këto modele janë nxjerrë në treg mbi 10 vite më parë, nuk pritet që ky ndryshim të prekë një numër shumë të madh përdoruesish.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!