×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Projektohet supermakina e parë shqiptare

    Reporteri
    30 Dhjetor 2020 | 8:59

    Shqipëria mund të ketë shumë shpejt supermakinën e parë të saj. Qëndrim Thaqi, themelues i Arrera Automobili, është gati për të realizuar projektin e tij madhor: supermakinën Illyrian Pure Sport.


    Për momentin, bëhet fjalë vetëm për një ide, por pasi të përfundojë projekti, Illyrian Pure Sport do të jetë supermakina e parë me standarde ndërkombëtare që do të prodhohet në Shqipëri.

    Nga fotot e postuara, makina ngjan me Porsche 9RE, por me disa pjesë të frymëzuara nga markat e famshme italiane. Sidomos pjesa e përparme e saj duket si një Lamborghini Gallardo.

    Mendohet se kjo makinë do të ketë një shpejtësi maksimale prej 375 km/h dhe do të arrijë nga 0 në 100 km/h për vetëm 2,7 sekonda. Të dhëna të tilla do ta bënin një rivale të fortë të Lamborghini Aventador apo Ferrari 812 Superfast.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!