×
  • Extra
  • Extra

    Pyetja që Elon Musk e bën në çdo intervistë pune, a e dini përgjigjen?

    Reporteri
    09 Shtator 2022 | 20:40

    A jeni mjaftueshëm i zgjuar për të punuar për Elon Musk? Vëreni veten në test dhe zbuloni nëse do mund t’i përgjigjeshit pyetjes që Musk ia bën çdo kandidati – pavarësisht pozicionit të punës ku ai ose ajo po aplikon.

    Në ditët e para të Tesla-s, Elon Musk ishte ai që intervistonte çdo kandidat të mundshëm që hynte në dyert e kompanisë.

    Nuk kishte rëndësi se për çfarë pozicioni po intervistohej – ai donte të fliste me të gjithë pretenduesit.

    Sipas biografisë së tij, pyetja që bëhej në çdo intervistë pune me Elon Musk ishte kjo:

    “Jeni duke qëndruar mbi sipërfaqen e tokës. Ecni 1 km në jug, 1 km në perëndim dhe 1 km në veri. Ju përfundoni pikërisht aty ku ishit kur filluat. Ku jeni?”

    Në gjuhën origjinale:

    “You’re standing on the surface of the earth. You walk one mile south, one mile west, and one mile north. You end up exactly where you started. Where are you?”

    Përgjigja e saktë është: Poli i Veriut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!