×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Së shpejti iPhone do të ta njohë fytyrën edhe me maskën vënë

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 19:20

    Apple e di që një nga problemet kryesore të mbajtjes së maskës është iPhone. Momentalisht është e pamundur të përdorësh “Face ID” pa hequr maskën. Kështu që ata që merren me këtë punë janë duke krijuar mundësinë që iPhone ta njohë fytyrën edhe me maskën vënë. Kështu nuk do kesh arsye për t`u justifikuar.


    Kur opsioni të jetë gati nuk do të aktivizohet automatikisht. Kështu që mos prit të bëhet vetë. Do duhet të hysh manualisht tek “Settings”, tek “Face ID” dhe kodin e iPhone.

    Karakteristika e re është pjesë e disa përmirësimeve të reja që vijnë në iOS 14.5 dhe iPadOS 14.5.

    Teknologjia është duke iu përshtatur ndryshimeve shkaktuar nga kriza e Covid-19. Ky është vetëm një prej këtyre ndryshimeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!