Shanset që personi i parë që do të shkelë në Mars të jetë një grua, janë mjaft të mëdha. Kështu tha sot drejtori i agjencisë hapësinore amerikane Nasa, Jim Brydenstein.
Ai nuk përmendi ndonjë emër të veçantë, por tha se gratë janë në ballë të përpjekjeve të ardhshme të agjencisë.
Mars conquered by Venus? First human to set foot on Red Planet likely to be a woman, says NASAhttps://t.co/uQAImRpnLQ
— News Nation (@NewsNationTV) March 14, 2019
Në një emision radioje, Brydenstin i pyetur nga një qytetar në Twitter nëse gratë do të përfshihen në misionin për eksplorimin e planetit të ri, Brydenstein u përgjigj: “absolutisht”. Për më tepër, shtoi ai, personi i ardhshëm që do të zbres në Hënë mbase do të jetë një grua, shkruan CNN, transmeton Reporteri.net.
Gratë e para u bashkuan me ekipin e NASA-s në vitin 1978. Sot, 34 për qind e astronautëve aktivë janë gra./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.