“Google” ka njoftuar se shtesa “Voice Match” apo Njohësi i zërit do t’u shtohet shumë pajisjeve në të ardhmen, por tash duket se edhe televizorët “smart” do të kenë këtë karakteristikë.
Ekipi “9to5Google” ka zbuluar se Voice match do t’i shtohet edhe Android TV-së. Kjo, për shembull, do të mundësojë të lidheni direkt me profilin tuaj në Netflix, pa nevojën që të bëni zgjidhjet në ekran, shkruan Endgadget të hënën.
Kjo karakteristikë e re bën që Google të kompletohet në të githa platformat e saja. Çka do që është arsyeja, është befasuese që kjo karakteristikë nuk është vendosur në Android Tv më herët, transmeton KOHA.
Përdorimi i televizionit është vendi më i mirë për karakteristika që përkrahin shumë përdorues dhe një pajisje e cila do të njohë zërat do ta bënte përvojën e shikimit dhe përdorimit të televizorit shumë më të lehtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.