SpaceX është akuzuar për shkarkimin e paligjshëm të tetë punëtorëve që ishin kritikë ndaj shefit të saj multi-miliarder, Elon Musk.
Një ankesë nga një agjenci amerikane e punës thotë se punonjësit u dërguan një letër të hapur drejtuesve të firmës në vitin 2022, duke përmendur në detaje shqetësimet në vendin e punës, shkruan BBC, transmeton Reporteri.net.
Letra e quajti atë një “shpërqendrim dhe të sikletshme”, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Ankesa e një zyrtari rajonal në Bordin Kombëtar të Marrëdhënieve të Punës (NLRB) akuzoi SpaceX për shkelje të të drejtave të punëtorëve sipas ligjit federal të punës, i cili lejon bashkëpunëtorët të punojnë bashkë e të përkrahin njëri-tjetrin për kushte më të mira pune.
Ankesa tha gjithashtu se personat e përfshirë në letrën e hapur u morën në pyetje përpara se të liroheshin nga puna.
Avokatët e një prej ish-punonjëseve, Deborah Lawrence, thuhet se kanë akuzuar SpaceX se ka një “kulturë toksike”, ku tolerohet edhe ngacmimi./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.