Një stuhi shiu që goditi Gjermaninë ka marrë mbi 200 jetë njerëzish dhe qindra të tjerë vlerësohen të zhdukur.
Dëmi material i shkaktuar vlerësohet në miliarda euro, dhe objektet e shumta të biznesit u përmbytën, duke përfshirë këtë sallë të makinave Audi në Leverkusen.
Siç është thënë, këto janë modele të reja që mbetën të bllokuara në sallon pasi niveli i lumit u rrit ndjeshëm dhe uji depërtoi brenda.
Për shkak të forcës së valës së përmbytjes, shumë makina u zhvendosën nga vendet e tyre dhe u përplasën me njëra-tjetrën
Videoja e postuar në rrjetet sociale tregon një sasi të madhe dëmi, pasi shumica e këtyre automjeteve tani është planifikuar të largohen nga tregu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.