Kompania Tesla gjatë ditës së sotme njoftoi se ka blerë Bitcoin me vlerë 1.5 miliard dollarë.
Kompania bëri të ditur se bleu bitcoin për “më shumë fleksibilitet për të diversifikuar më tej dhe për të maksimizuar kthimet e parave tona”.
Tesla gjithashtu tha se do të fillojë të pranojë pagesa në bitcoin në këmbim të produkteve të saj. Kjo do ta bënte Teslan prodhuesin e parë të madh të automobilave që pranoi ta bëjë këtë, shkruan NBC News, shkruan Reporteri.net.
Dy javë më parë, miliarderi dhe shefi i Teslës, Elon Musk, shtoi hashtagun #bitcoin në bion e tij në Twitter, në një lëvizje që ndihmoi për të rritur për pak kohë çmimin e kriptovalutës me deri në 20 përqind.
Dy ditë më vonë, ai tha se e mbështetë kriptovalutën bitcoin.
“Unë në këtë pikë mendoj se bitcoin është një gjë e mirë dhe unë jam një mbështetës i i kësaj kriptovalute”, u shpreh Musk.
Çmimet e Bitcoin u rritën menjëherë pas njoftimit të Teslës. Aksionet e Tesla-s u rritën më shumë se 2.5 përqind në tregtinë paraprake.
Lëvizja e Tesla-s në bitcoin përfaqëson një investim me një përqindje të konsiderueshme të parave të gatshme në investim.
Kompania kishte më shumë se 19 miliardë dollarë para të gatshme dhe ekuivalente të saj në fund në fund të vitit 2020, sipas regjistrimit të saj më të fundit. /Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.