×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Toyota Supra është më e shpejtë në pistë se sa çdo veturë tjetër

    Reporteri
    25 Dhjetor 2019 | 14:17

    Shpejtësi më e lartë, se që është pritur më parë.


    Megjithëse Toyota ende nuk e ka testuar zyrtarisht shpejtësinë që ka Supra në Pistë, kjo nuk e ka ndaluar magazinën gjermane Sport Auto, që të shikojë se çfarë shpejtësie e arrin, transmeton Telegrafi.

    Kjo makinë, është dërguar në pistën e Nurburgringut të Gjermanisë dhe me vozitjen e Christian Gebhardt, arriti që të ta kalojë tërë shtegun për shtatë minuta e 52.17 sekonda.

    Në këtë formë, Toyota Supra bëhet më e shpejtë në pistë, se sa çdo veturë tjetër, megjithëse BMW M2 Competition e ka arritur për të njëjtën kohë.

    Por, kjo veturë është shumë më e fuqishme se Supra, që në brendi e ka motorin me 355 kuaj fuqi. Derisa, vitin e kaluar, për shtatë minuta e 55 sekonda, këtë pistë e kishte kaluar BMW Z4.

    Rekordi që u arrit tani kjo makinë, tregon se Toyota Supra është një makinë e fuqishme dhe do të ketë një të ardhme shumë të mirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!