×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Veturat do të jenë edhe më të sigurta, po vjen një airbag për shputat e këmbëve

    Reporteri
    23 Shkurt 2025 | 23:36

    Pas airbag-it të gjurit, vjen një tjetër risi që duhet të përmirësojë sigurinë e pasagjerëve në veturat e pasagjerëve.

    Kjo risi është prezantuar nga kompania ZF Lifetec, dhe ka për qëllim veçanërisht automjetet e pajisura me një sistem kontrolli autonom.

    Qëllimi i këtij sistemi është të zvogëlojë rrezikun e lëndimeve të këmbëve gjatë aksidenteve në trafik, veçanërisht kur mbështetëset e ulëseve janë të përkulura mbrapa.

    Në një pozicion të tillë, mbështetja e thembrave nuk është optimale, ndaj nevojitet mbështetje shtesë për këmbët.

    Këtu hyn në lojë Active Heel Airbag, pra një airbag për shputa, i cili siguron stabilitetin e nevojshëm.

    Ky sistem do të aktivizohej vetëm kur ulëset janë në të ashtuquajturin “modalitet komforti”, pra kur shoferi aktivizon funksionin e autopilotit.

    Në këtë mënyrë do të parandaloheshin dëmtimet e rënda të këmbëve, veçanërisht të shputave, e cila është veçanërisht e rëndësishme për shoferin, ku ekziston rreziku i përdredhjes së shputës rreth pedalit.

    Kur pasagjeri është në një pozicion klasik të ulur, dyshemeja e automjetit tashmë ofron mbështetje të mjaftueshme për këmbët, duke siguruar stabilitetin e thembrave dhe lëvizjen e kontrolluar të gjurit.

    Në këtë rast, airbag-i i gjurit merr funksionin mbrojtës, ndërsa femuri, si kocka më e fortë në trupin e njeriut, thith një pjesë të madhe të forcës së goditjes.

    Sistemi Active Heel Airbag mund të përshtatet pothuajse në çdo model veture, dhe do të jetë i disponueshëm për prodhuesit e automjeteve nga viti 2028. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!