Videot vijojnë të jenë përmbajtja e cila performon më mirë në Facebook duke marrë angazhimin më të lartë në mesin e postimeve më të ndjekura.
Ato gjithashtu gjenerojnë më shumë shpërndarje se çdo format tjetër sipas kompanisë analitike të medias sociale NewsWhip.
Në mesin e 10 mijë postimeve të Facebook me angazhimin më të lartë, videot dhe fotot gjeneruan 114,000 ndërveprime si pëlqime, komente dhe shpërndare.
Të dy formatet lanë pas videot Live dhe lidhjet të cilat janë një ligë mëposhtë. Një postim i zakonshëm i një video Live ose linku nuk grumbullon më shumë se 100 mijë ndërveprime.
Në tërësi angazhimi në rrjetin social u rrit krahasuar me vitin e kaluar me 55% sipas NewsWhip. Faqet e Facebook që performonin më mirë ishin ato meme ose komunitare rreth gatimit dhe aktiviteteve fizike.
Publikuesit tradicionalë kanë hasur vështirësi të marrin angazhim të lartë. Fox News ishte publikuesi me angazhimin më të lartë dhe CNN ishte i dytë në mesin në Top 15.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.