Instagrami, që është në pronësi të Facebook, i dërgoi së fundmi një letër paralajmërimi kompanisë partnere të marketingut Hyp3r, me bazë në San Francisko, fill sapo u zbulua se grumbullonte të dhënat e përdorueve në mënyrë të parregullt.
Siç u raportua nga Business Insider, Hyp3r përdorte mjete të ndryshme për të mbledhur të dhënat publike nga Instagrami, duke përfshirë këtu postimet, informacionet e profileve dhe vendodhjet e përdoruesve. Këto të dhëna shiteshin më pas te klientët e Hyp3r për të synuar reklama.
Ndër të tjera, Hyp3r mblodhi të dhënga nga Insta Stories, të cilat zhduken pas 24 orëve dhe nuk janë të aksesueshme përmes mjeteve që Instagram i vë në dispozicion të palëve të treta.
“Veprimet e Hyp3r shkelin politikat tona,” tha një zëdhënës i Instagramit për CNBC, ndërkohë që Hyp3r theksoi se nuk kanë thyer asnjë rregull, shkruan anabel. Në letrën e dërguar nga Instagrami drejt kompanisë së marketingut, theksohet se nëse nuk merren masat e duhura, kompania do të paditet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.