×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Whatsapp mundëson transfere online të parave

    Reporteri
    17 Qershor 2020 | 13:57

    Aplikacioni Whatsapp ka nisur për herë të parë ekzekutimin e pagesave digjitale.


    Vendi i pari i cili do të ofrojë këtë mundësi është Brazili. Në këtë mënyrë, përdoruesit do mund të dërgojnë para tek njëri-tjetri falas ose të bëjnë blerje nga bizneset e vogla.

    Lajmin e bëri të ditur themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg, përmes një postimi në rrjetin social.

    ”Sot ne kemi filluar pagesat për njerëzit që përdorin WhatsApp në Brazil. Ne po bëjmë dërgimin dhe marrjen e parave sa më lehtë, sikurse ndarjen e fotografive. Ne gjithashtu po mundësojmë bizneset e vogla të bëjnë shitje në WhatsApp…Për ta bërë këtë, ne po ndërtojmë në Facebook Pay, i cili ofron një mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme për të bërë pagesa në aplikacionet tona, transmeton sinjali.

    Dua të falënderoj të gjithë partnerët tanë që e bënë të mundur këtë. Ne jemi duke punuar me bankat lokale, duke përfshirë Banco do Brasil, Nubank, Sicredi si dhe Cielo, procesori kryesor i pagesave për tregtarët në Brazil. Brazili është vendi i parë ku ne jemi duke kryerpagesa në WhatsApp’‘, shkruan Zuckerberg.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!