Wikipedia në të gjitha gjuhët u ndalua në Kinë para përvjetorit të ndjeshëm të protestave vdekjeprurëse të vitit 1989 në sheshin ”Tienanmen”.
Më parë, Wikipedia në gjuhën kineze ishte bllokuar, por tani edhe gjuhët e tjera të enciklopedisë online të krijuar nga përdoruesit, janë gjithashtu të paarritshme në Kinë.
Studiuesit e internetit nga Observatori i Hapur i Ndërhyrjes së Rrjetit (OONI), i cili drejtohet nga një organizatë jofitimprurëse me bazë në SHBA, tha më parë këtë muaj se Wikipedia në disa gjuhë ishte ndaluar që nga prilli.
Ndalimi vjen para 30-vjetorit, më 4 qershor, të protestave vdekjeprurëse në sheshin ”Tienanmen” në Pekin.
Wikipedia bashkohet me Google, Twitter, YouTube, Facebook, WhatsApp dhe të tjerë, të cilët janë të mbyllur pas të ashtuquajturit “Muri mbrojtës i Madh” i Kinës.
Google, motori më i madh i kërkimit në botë, u largua nga Kina në vitin 2010, por thuhet se po përpiqet të rifutet në treg duke ndërtuar një aplikacion të censuruar kërkimi.
Faqet e internetit të grupeve të të drejtave të njeriut dhe organizatave të lajmeve të tilla si ”New York Times” dhe ”Wall Street Journal” janë gjithashtu të ndaluara në Kinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.