Shkencëtarët për herë të parë kanë zbuluar një shpellë në Hënë, shkruan BBC.
Me thellësi dhe gjerësi të paktën 100 metra, shpella mund të jetë vendi ideal për njerëzit që të ndërtojnë bazën për misione të tjera në gjithësi.
Hulumtuesit kanë thënë se ka shumë mundësi që 100 shpella të jenë të pazbuluara në Hënë, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Shtetet janë në garë për të vendosur bazën njerëzore në Hënë, por u duhet që të mbrojnë astronautët nga rrezatimi, temperaturat ekstreme dhe moti i gjithësisë.
Helen Sharman, astronautja e parë britanike që udhëtoi në gjithësi, ka thënë se shpella e sapozbuluar mund të jetë vend i mirë për bazë teksa ka parashikuar se njerëzit mund të jetojnë në sipërfaqen e Hënës brenda 20-30 vjetëve.
Lorenzo Bruzzone dhe Leonardo Carrer ng Universiteti i Trentos në Itali kanë zbuluar shpellën duke përdorur radarin në afërsi të vendit që quhet Mare Tranquillitatis.
Ky vend shihet me sy edhe nga Toka, teksa ishte parë edhe kur Apollo 11 aterroi në Hënë në vitin 1969.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.