Sipas një studimi ndërkombëtar të udhëhequr nga Kina, oqeanet kanë arritur temperaturat e tyre më të larta të regjistruara për të pestin vit radhazi në 2023, një shenjë shqetësuese e shpejtësisë me të cilën bota po ngrohet.
Në një studim të kryer nga Akademia Kineze e Shkencave, studiues nga Kina, SHBA-ja, Zelanda e Re, Italia dhe Franca kanë matur temperaturën vjetore të ujit të oqeanit.
Matjet kanë treguar se temperatura e ujit të oqeanit në vitin 2023 ishte 0,23 gradë më e lartë se në vitin 2022. Sipas studimit, kjo është “temperatura më e lartë” e regjistruar për të pestën herë radhazi.
Studiuesit kanë deklaruar se edhe nëse emetimet e gazeve serrë reduktohen, temperaturat e ujit të oqeanit do të vazhdojnë të rriten gjatë këtij shekulli.
Rezultatet e hulumtimit u publikuan në revistën “Advances in Atmospheric Sciences”./atsh
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.