Shumica e shteteve po përjetojnë ditët më të nxehta gjatë muajit korrik, duke u përballur me rekord temperaturash, madje edhe me zjarre sikurse ka ndodhur në Greqi apo në Turqi.
Më shumë se 500 zjarrfikës po luftojnë mbi 80 zjarre në të gjithë Greqinë. Franca dhe Italia kanë dërguar katër avionë në Greqi për të ndihmuar në luftën kundër zjarreve që kanë përfshirë vendin ditët e fundit.
Pjesa më e madhe e Europës jugore do të vijojë të përjetojë temperatura shumë të larta edhe përgjatë ditëve bë vijim. Rekordi në Europë është 48.8 gradë celsius, i shënuar në Siçili në gusht të vitit 2021. Autoritetet italiane kanë lëshuar alarmin e kuq për të paktën 16 qytete.
Nga ky i nxehtë në Turqi një nga banorët përmes një video ka treguar se si skuqet veza në rruga brenda pak sekonda nga temperaturat e larta.
Për të parë më shumë detaje shikoni videon e siguruar nga euronews.al.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.