Një video e filmuar në pjesën qendrore të Indisë ka shokuar opinionin, kjo për faktin se shihet një aksident trafiku dhe momenti kur banorët me çdo kusht tentojnë ta shpëtojnë foshnjën që bie në lumë.
Në fakt pas përplasjes me një kamion, vetura ra nga ura në ujë kurse shoferi përmes dritares e hodhi foshnjën për ta shpëtuar nga ma e keqja, transmeton Telegrafi.
Për fat të keq foshnja u përplas në urë dhe përfundoi sërish në ujë, e kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur vetura e bardhë që lëviz mbi një urë në pjesën qendrore të Indisë, përplaset me një kamion dhe bie në ujë.
Në atë moment shoferi menjëherë del nga dritarja dhe e nxjerr foshnjën jashtë dhe pa u menduar dy herë ua hedh kalimtarëve të rastit, që ishin mbi urë dhe po tentonin t’i ndihmonin.
Megjithatë foshnjë përfundoi sërish në ujë pasi u përplas në urë, e aty menjëherë një burrë kërceu në ujë për t’i shpëtuar personat që ishin në veturë dhe një tjetër për ta nxjerr foshnjën nga uji.
Për fat të mirë gjithë rrëfimi rrëqethës ka përfunduar siç është më së miri, dhe gjithë personat që ishin në veturë janë shpëtuar dhe dërguar me urgjencë për tretman në spital.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.