×
  • Extra
  • Extra

    Tentoi të hapte derën e avionit, e pëson pasagjerja britanike

    Reporteri
    26 Mars 2022 | 9:47

    Një pasagjere e linjës nga Manchesteri në Turqi u zbrit nga avioni në Vjenë pasi tentoi të hapte derën e avionit.

    Catherine Bush u gjobit me 5 mijë £ dhe iu ndalua përgjithmonë të udhëtoje më kompaninë “Jet2” pasi i bërtiti ekuipazhit të kabinës dhe dyshohet se i goditi një nga pasagjerët.

    Ajo pretendoi se u bezdis nga pasagjerja pranë saj dhe kërkoi që të hapte derën dhe të zbriste nga avioni.

     

    Pas këtij incidenti pilotët u detyruan që të bëjnë devijim dhe ulje të detyruar në Vjenë. Në këtë devijim e reja zbriti nga avioni, veprim që u duartrokit nga pasagjerët e tjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!