×
  • Extra
  • Extra

    Tenton të kryej një vjedhje, hajdutit i dështon plani pasi i bien pantallonat

    Reporteri
    28 Korrik 2021 | 10:23

    Një person i cili tentoi të kryej një vjedhje në Brooklyn duket se nuk i kishte bërë mirë llogaritë, pasi nga aksioni i tij u kthye duarthatë – kjo për faktin se e tradhtuan pantallonat që i kishte veshur.


    Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin, kur i dyshuari vjedh para nga një 25-vjeçar në rrugën 54 në Brooklyn.

    I dyshuari arrin ta nokautoj viktimën, por nuk arrin edhe të largohet me paratë e vjedhura – kjo pasi viktima vazhdimisht e kap për rroba e në një moment i bien pantallonat dhe kjo bën të kalimtarët e rastit ta kapin.

    Pikërisht ishin rrobat ato që ia vështirësuan punën dhe arratisjen nga vendi i ngjarjes me paratë që i futi në xhep.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!