Në 30 tetor Izmiri dhe disa qytete të tjera të Turqisë u tronditën nga një tërmet 6.6 ballë i shkallës rihter.
Fatkeqësia natyrore la pas 114 të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur, ndërsa paniku mes qytetarëve ishte shumë i madh.
Por ka patur edhe nga ata që nuk e kanë vrarë mendjen fare.
Shembulli më i mirë është pronari i një agjencie reklamash në Izmir, i cili edhe tërmeti vijonte, vazhdonte të pinte kafenë.
Zyrat e tij ishin në katin e pestë të një ndërtese 8-katëshe, por zotëria as që e ka marrë mundimin të dalë nga ndërtesa por është kthyer të pijë kafenë e tij.
https://www.youtube.com/watch?v=K5KVYX_YqfA
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.