Shkencëtarët kanë zhvilluar një test gjaku që mund të parashikojë predispozitat për vdekje në 10 vitet e ardhshme.
Një ekip shkencëtarësh në Gjermani pasi analizuan të dhënat e 44 mijë njerëzve, zbuluan 14 tregues në gjak që duket se ndikojnë në rrezikun për vdekje.
Këta tregues lidhen me gjithçka, që nga imuniteti deri tek kontrolli i glukozës, kolesterolit dhe inflamacioni, shkruan Daily Mail, përcjell Reporteri.net.
Pas kryerjes së një testi të këtyre treguesve, doli që rezultatet ishin 83% të sakta në parashikimin nëse dikush do të vdiste në 2-16 vitet e ardhshme.
Shkencëtarët shpresojnë që rezultatet e këtij studimi mund të çojnë në zhvillimin e një testi gjaku që një ditë mund të përdoret si udhëzues për trajtimin e pacientëve.
Ekspertët e kanë cilësuar këtë studim si ‘hap nxitës’, megjithatë theksojnë që duhet të kryhen më shumë studime derisa ky test të mund të përdoret në ‘jetën reale’. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.