×
  • Extra
  • Extra

    Tha “Kosova s’është e jona”, djali i Cecës shpërthen me sharje ndaj kreut të Akademisë Serbe

    Reporteri
    10 Janar 2021 | 11:44

    Velljko Raznatoviq, djali i këngëtares së famshme serbe, Svetlana Raznatovic, e njohur në masë si “Ceca”, ka përdorur sharje dhe ofendime të rënda ndaj Vladimir Kostiqit, kryetar i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, pasi ky i fundit tha Kosova nuk i përket Serbisë.


    “Kosova nuk është e jona dhe sa më shpejt që dikush ta thotë këtë, aq më mirë do të jemi”, tha dikur Kostiq, dhe së fundmi në një emision konfirmoi dhe argumentoi pozicionin e tij.

    Kjo ishte arsyeja pse Veljko Raznatoviq i dha vetes të drejtën të drejtonte fyerje nga më të egrat në kurriz të akademikut.

    “P** i verbër… Vladimir, me respektin e duhur, thith k**, p****** i qelbur”, shkruajti Raznatoviq në një ‘story’ të tij në Instagram me një foto të Vladimir Kostiqit nga intervista ku ai dha deklaratën e fortë.

    Kostiq reagoi ndaj deklaratës së peshkopit Grigorije, një ditë më parë, për Newsmax Adria, i cili tha se “Kosova është e jona”. Ai tha se “Kosova s’është e jona”, dhe sipas tij, sa më shpejt që thuhet hapur kjo nga ana e Serbisë, aq më mirë do të jetë. /express

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!