Në rrjet po ziejnë komentet pasi në serialin e njohur të The Simpsons të vitit 2000 ka ngjashmëri të madhe të veshjes së Kamala Harris me personazhin e serialit Lisa Simpson e cila bëhet presidente e Amerikës. Personazhi në serial shfaqet me xhaketë ngjyrë blu, varëse me perla të bardha. I vetmi ndryshim është bluza poshtë.
56-vjeçarja Kamala Harris mori pjesë në inaugurimin e Joe Biden si president i SHBA-së me kostumin ngjyrë vjollcë dhe me varësen me perla të personalizuar nga Porto Rikan Wilfredo Rosado. Ajo u betua si zv.presidente e SHBA-ve.
Nuk është hera e parë që ngjarjet në The Simpson ndodhin në të vërtetë, siç ishte emërimi i presidentit Donald Trump.
Komentet dhe fotot që po qarkullojnë në rrjet:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.