Nata e Vitit të Ri festohet gjerësisht në botë, ndonëse edhe këtë vit festa në të gjithë globin do të jetë e moderuar.
Mes shumë traditave që e shoqërojnë këtë festë, siç janë bakllavaja, gjeli i detit dhe mbushja e tryezës plot me ushqime të mira, ekzistojnë edhe shumë besëtytni, të cilat dashur pa dashur i besojmë. Disa besëtytni i kemi të dëgjuara nga gjyshet, disa të tjera i kemi huazuar nga vendet e tjera, por shumë njerëz i respektojnë, sepse besojnë se shumë prej tyre kanë lidhje me gjërat që u ndodhin.
Cilat janë disa prej këtyre besëtytnive që njerëzit besojnë për natën e ndërrimit të viteve dhe cilat janë gjërat që nuk duhet të bëjmë natën e ndërrimit të viteve, sepse mund të sjellin fat të keq?
Viti i Ri nuk duhet t’ju gjejë me borxhe
Shumë njerëz mendojnë se nëse Viti i Ri ju gjen me borxhe, edhe vitin që vjen do ta kaloni duke marrë borxhe.
Mos e mbaroni të gjithë pjatën
Viti i Ri duhet t’ju gjejë me tavolinën plot, kështu që kujdesuni që të lini diçka në pjatë dhe të mos i konsumoni të gjitha para se ora të shënojë 00:00.
Mos i prisni bananet
Bananet mendohet se sjellin fat të keq. Nëse i keni në shtëpi, mos i prisni dhe as mos i konsumoni natën e Vitit të Ri, lërini për të nesërmen (gjithmonë nëse jeni supersticiozë).
Evitoni disa ushqime
Ushqime të tjera që duhet të evitohen janë gjërat me krahë, si pula, pasi mendohet se fati fluturon tutje nëse i konsumoni. Po ashtu, nuk duhet të konsumohet arragosta, duke qenë se ajo ecën mbrapsht dhe njësoj mund të të ecë fati juaj vitin që vjen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.