×
  • Extra
  • Extra

    Tiramisù me limon, shija unike e pranverës

    Reporteri
    09 Prill 2025 | 16:54

    Tiramisu është një nga ëmbëlsirat më të preferuara dhe më të konsumuara. A e keni provuar atë me limon? Ja si ta përgatisni:

    Për kremin e limonit:
    1 gotë sheqer
    Lëkura e 2 limonëve
    Lëngu i 3 limonëve
    2 vezë të plota
    1 e verdhë veze
    1 lugë çaji niseshte e tretur në ujë

    Per kremin:
    500 gr mascarpone
    200 ml pana
    2-3 lgj nga kremi limonit

    200 gr bisokta savoiardi

    Fillimisht pergatisim kremin e limonit, ne një tenxhere hedhim sheqerin, lëkurën e 2 limonëve, lëngun e limonëve dhe vezët, i vendosim në zjarr duke i përzier mirë me rrahësin e vezëve, kur është ngrohur masa shtojmë dhe niseshtenë e tretur në ujë, e lejmë deri sa kremi trashet pak dhe më pas e heqim dhe e vendosim mënjanë të ftohet.
    Për kremin e mascarpones thjeshtë rrahim bashkë mascarponen me panën për ëmbelsira, shtojmë dhe 2-3 lugë gjelle krem limoni dhe e kemi gati ☺️
    Për të lagur biskotat perdoret qumësht.
    Pra i lagim biskotat me qumësht dhe i rendisim në tavë, sipër shtresës së parë vendosim gjysmën e kremit, më pas gjysmën tjetër të biskotave dhe kremin.
    I shtojmë sipër kremin e limonit dhe e vendosim në frigorifer të mbuluar me qese kuzhine përreth 2-3 orë para se ta konsumojmë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!