×
  • Extra
  • Extra

    Tri gra i kanë vdekur, 83-vjeçari nga Podujeva thotë se nëse gjen grua do të martohet sërish

    Reporteri
    23 Tetor 2021 | 10:45

    Për tetë dekada me radhë u përball me sfida e e humbje të mëdha në jetë. Bejtush Gjergji, 15 ditë më parë humbi edhe bashkëshorten e tij të tretë. Nga ai moment, 83 vjeçari nga Podujeva thotë se jeta e tij u bë edhe më e vështirë, transmeton Reporteri.net.

    Atij i kishin vdekur tri gratë me të cilat kishte ndarë jetën. Me bashkëshorten e tij të tretë, kishte një lidhje më të veçantë, dhe për rrjedhojë  thotë se edhe dashuria ishte më e madhe.

    “U kanë ma e mirë e ma e re, 10 vjet u kanë ma e re se unë. Këtë unazë e kam me gruan e tretë kur e kom marrë, këtë unazë nuk e hjek derisa të vdes”, shprehet ai.

    Jetesa në vetmi është goxha e rëndë për të, nga halli se do të vdesë i vetëm, thotë se nëse do të gjente një grua do të martohej sërish.

    “Po me gjetë e marr, po nuk më merr kërkush ma, sonte me gjetë e marr. Pare kom po nuk më vyjnë kurgjo”, shprehet ndër të tjera ai në ATV. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!