Tetorin e kaluar, Wang nga një provincë në Kinë, u gëzua kur vendosi të martohej me të dashurën e tij që e kishte njohur online.
Ata ishin njohur online dhe kishin vendosur që të martoheshin. Wang kurrë nuk e kishte menduar se vetëm tri ditë pas dasmës, nusja e tij do të zhdukej, duke marrë me vete dhuratat dhe gjërat e çmuara që vlenin mijëra euro.
Familja e Wang besonte se çifti i ri thjeshtë ishin grindur diçka, kështu nuk e raportuan rastin në polici.
Megjithatë, në të njëjtën kohë, një tjetër burrë kishte raportuar në polici se kishte njoftuar një vajzë online, emri i së cilës ishte Miao Xiaomin. Vajza kishte përdorur metoda të ndryshme për ta bërë atë që t’ia jepte asaj mijëra euro.
Policia ishin në gjendje që ta gjenin vajzën në një internet kafe dhe ta arrestonin atë. Por, ata u hutuan pak kur shkuan atje, për shkak se i dyshuari ishte një burrë që mbante kartë identiteti me emrin e njëjtë, Miao.
Policia më pas bastisën shtëpinë e tij dhe gjetën çfarë kishte bërë ai. Brenda në shtëpinë e tij ata gjetën fustane, funde, këpucë me take dhe veshje të brendshme të femrave dhe maska kozmetike.
Pas marrjes në pyetje, ai i tha policisë se për vetëm një vit ia kishte arritur që t’i mashtronte më shumë se 11 meshkuj. Dhe duket se gruaja me të cilën u martua Wang, ishte po ky i njëjti, i cili e mashtroi atë dhe familjen e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.