×
  • Extra
  • Extra

    “Trumza e shëron koronavirusin”, bllokohet Facebooku i Nicolas Maduros

    Reporteri
    28 Mars 2021 | 11:15

    Facebook i ka pezulluar përkohësisht profilin zyrtar presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, pasi sipas kompanisë, ai pretendon pa prova se një ilaç bimor mund të shërojë personat e prekur nga koronavirusi.


    Maduro deklaroi në janar se një preparat i përgatitur nga një barishte e quajtur trumzë mund të shërojë sëmundjen. Për këtë arsye Maduro nuk do të jetë në gjendje të postojë në Facebook për 30 ditë.

    Kompania tha se lideri i Venezuelës i kishte shkelur vazhdimisht politikat e saj mbi dezinformimin rreth koronavirusit.

    Maduro nuk është i vetmi udhëheqës botëror që përballet me një pezullim nga kompanitë e mediave sociale mbi Covid. Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump dhe presidenti Jair Bolsonaro i Brazilit janë përballur gjithashtu me masa për postimet rreth koronavirusit.

    “Ne kemi hequr një video të postuar në faqen e presidentit Nicolas Maduro për shkeljen e politikave tona kundër dezinformatave në lidhje me Covid-19 që ka të ngjarë të vendosë njerëzit në rrezik”, u shpreh për mediat një zëdhënës i Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!