×
  • Extra
  • Extra

    U bë gjyshe 33-vjeç, grekja ka një këshillë: Mos u martoni të rinj. Studioni, jetoni

    Reporteri
    07 Dhjetor 2020 | 9:12

    Ajo u dashurua në moshë të re dhe u martua ku ishte vetëm 16-vjeç e më pas solli në jetën djalin e saj. Në po të njëjtën moshë djali i saj la të dashurën e tij shtatzënë. Sot ata janë prindër dhe nëna e tij u bë gjyshe në moshën 33-vjeç. Ajo tregon se si lindi historia e saj e dashurisë.


    “Unë u dashurova si e çmendur dhe jam akoma e dashuruar me bashkëshortin tim. Kemi dy fëmijë bashkë, një djalë dhe një vajzë, punuam, argëtoheshim, bënim udhëtime dhe kemi akoma shumë për të bërë “

    Por ajo ka një këshillë për të gjithë të rinjtë. “Mos u martoni të rinj. Studioni, punoni, jetoni…”.

    Por, ajo thotë se është mrekulli që e ka një mbesë.

    “Kur djali im takoi vajzën që sot është nusja e tij, ata ishin ende fëmijë. Ai për pak do të bënte 17 vjeç ndërsa ajo vetëm 14-vjeç. Ata nuk dëgjuan askënd. Bën çfarë deshën dhe ne nuk ne ndërhymë. Bëmë një dasmë të madhe kur i erdhi koha. Unë nuk jam dakord me traditat tona që vajzat e vogla martohen. Sot gjërat kanë ndryshuar. Fëmijët duhet të mbarojnë shkollën, të studiojnë, të qëndrojnë në këmbët e tyre dhe pastaj të kalojnë në martesa dhe fëmijë. Gjëja pozitive në rastin tim është që sot kam mbesën time, një kukull të vërtetë”, thotë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!