Pasi ishin lodhur duke udhëtuar për shkak të punës, një çift ka shndërruar autobusin në shtëpi. Kështu edhe kostat e udhëtimit për ta kanë qenë shumë më të ulëta pas marrjes së këtij veprimi.
Berker dhe Meftune Tekbilek kanë transformuar një autobus në shtëpi, pasi ishin lodhur duke udhëtuar për shkak të punës.
Çifti, të cilët udhëtojnë shpesh ndërsa ofrojnë shërbime konsulence për kompani në qytete të ndryshme, kishin filluar të kërkojnë një zgjidhje për shkak të kostos së lartë të akomodimit në hotele dhe mos sigurimit të komoditetit të shtëpisë, shkruan NTV.
Ata blenë një autobus dhe e kthyen atë në shtëpi.
Autobusi tashmë ka kuzhinë, vende të fjetjes dhe për tu ulur, dysheme të shtruar si dhe sistem diellor të ngrohjes dhe ftohjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.